Ekzekutohet biznesmeni pranë shtëpisë së tij
Slavisha Krunic, një ndër biznesmenët më të njohur në Bosnjë e Hercegovinë është ekzekutuar pranë banesës së tij.

Mësohet se biznesmenit i kishin ngritur pritë, ndërsa gjatë sulmit përveç Slavisha Krunic, mbeti i vrarë truproja si dhe një nga autorët.

Sipas policisë, autori i cili mbeti i vrarë kishte të shkuar kriminale dhe ishte dënuar me 11 vite burg për vjedhje.

Ndërkohë, autoritetet kanë mundur të identifikojnë bashkëpunëtorët e tjerë që ekzekutuan biznesmenin dhe i ka shpallur në kërkim.

Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet e vrasjes së Krunic.

Ai ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.
Shtuar më 23/04/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori