Ekzekutohen para popullit dy pedofilë në Jemen
Jemeni ka ekzekutuar në publik dy burra të cilët rrëmbyen, përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar.

28-vjeçari Wadah Refat dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.

Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futënshtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin.

Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Sipas “El Mundo”, ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë.


Shtuar më 08/02/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori