Ekuadori i ofron strehim Xhulian Asanzh
Pëlqej
Ekuadori i ka ofruar strehim themeluesit të WikiLeaks-it Xhulian Asanzh. Zëvendësministri i Ekuadorit, Kinto Lukas, ka deklaruar se nëse themeluesit të WikiLeaks-it i nevojitet një shtet për tu vendosur, vendi i tij do të ishte shumë i kënaqur t'ia ofronte këtë mundësi.

Asanzh, përballet me një arrest ndërkombëtar për dhunë seksuale ndaj dy suedezeve. WikiLeaks ka ngjalluar zemërimin e Uashingtonit pasi ka nxjerrë në internet qindra mijëra dokumenta sekrete e të klasifikuara amerikane për luftën në Irak e në Afganistan, si dhe dokumentacion të ambasadave amerikane në botë.
Shtuar më 30/11/2010, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori