Ekuadori i ndërpret internetin shefit të WikiLeaks
Ekuadori ka pranuar se i ka ndërprerë internetin themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, i cili po qëndron në ambasadën e tij në Londër.

Dyshohet se SHBA i kërkon Ekuadorit të ndalojë publikimin e dokumenteve të kandidates presidenciale Hillary Clinton, edhe pse departamenti amerikan i shtetit e ka mohuar duke thënë se pretendimi ishte "thjesht i pavërtetë".

Në një deklaratë për medie, ministria e jashtme e Ekuadorit ka mohuar se ky veprim të ishte rezultat i presionit të SHBA-ve. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2016, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori