Ekspozohet per here te pare doreshkrimi origjinal i teorise se relativitetit
Albeu.com
Për herë të parë është ekspozuar dorëshkrimi origjinal i teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit. Dokumenti prej 46 faqesh, i quajtur “Magna Carta e fizikës”, është ekspozuar në Akademinë e Shkencave të Izraelit në Jeruzalem.Ajnshtajni është cilësuar si shkencëtari dhe intelektuali më me ndikim i epokës moderne dhe teoria e tij e relativitetit, zbuloi se forca e rëndesës ndikon tek hapësira dhe koha, kyçi i kuptimin të forcave bazë të fizikës dhe fenomeneve natyrore, përfshi origjinën e universit. Ekzpozita është hapur me rastin e 50 vjetorit të Akademisë së Shkencave të Izraelit. Vetë Ajnshtajni është një nga themeluesit e Universitetit hebraik të Jeruzalemit. Ai i pat dhënë universitetit dorëshkrimin fillestar, para zhvillimit të mëtejshëm të teorisë së tij, në vitin 1925, 5 vjet pasi ai mori Çmimin Nobel për Fizikën dhe ja la me testament si trashëgimi universitetit, pas vdekjes së tij në vitin 1955.
Shtuar më 10/03/2010, ora 04:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori