Ekspertët: Problemet e personalitetit të Kim-it zgjidhen vetëm me eliminimin e tij
“Temperamenti kaotik i Kim Jong-unit ka qenë i dukshëm për vite dhe mund të shihet në mënyrën se si trajtonte të dashurën e tij, në moshën 15-vjeçare”, thotë eksperti korenojugor, Nam Sung Wook, që shprehet se Kim ishte i prirur të ‘dilte nga frenat” qëkur ishte adoleshent.

Ish-drejtori i Institutit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare tha se e dashura paidentifikuar nga shkolla e mesme u përpoq ta bindte Kimin të ndalonte pirjen e duhanit.

“Kim pinte duhan që në moshë të re, por e dashura e tij e këshilloi ta linte”, tha Nam në një konferencë në Seul të mërkurën.

“Por, Kim shpërtheu duke e ofenduar me një gjuhë të pisët, e cila ishte mjaft tronditëse për të. Mënyra se si ai sillej me të, e bëri ish-të dashurën e tij të mendonte si do të komplikoheshin gjërat sapo ai bëhej ‘mbret’ i kombit”.

Nam beson se problemet e personalitetit të Kimit janë aq të rënda sa që e vetmja mënyrë për të zgjidhur tensionet në Kore është që ai të “eliminohet”.

Ai mësoi për të shkuarën e errët të Kim Jong-unit duke dërguar një ekip kërkimor nga instituti i tij i ekspertëve në vitin 2008 në Bernë, Zvicër, ku diktatori do të ndiqte shkollën e mesme.

Ka shumë të ngjarë që qëndrimet në Zvicër të diktatorit të ardhshëm të kenë filluar në vitin 1994. Kim Jong-il vendosi që t’u japë fëmijëve një arsim evropian, në fshehtësinë më maksimale. 12-vjeçari Kim Jong-un frekuentoi “ International School of Berna”, institut i mbushur me fëmijë diplomatësh.

Në vitin 2001, Kim Jong-un lë papritmas Zvicrën pa asnjë paralajmërim për shkollën dhe kthehet në Phenian, ku 10 vite më vonë do të “merrte frenat” e një prej diktaturave më të egra të botës.

Shtuar më 21/10/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori