Ekspertët: Nëse Japonia s’reagon për raketën do ta pësojë keq!
Pëlqej
Kur Koreja e Veriut lëshoi raketën mbi Japoni ditën e martë, ajo shkeli sovranitetin e vendit dhe sfidoi Kombet e Bashkuara. Dhe nëse Japonia nuk bën asgjë, sipas ekspertëve, Peniani ka gjasa që t’i çojë më tej ambiciet e tij.

Sipas ekspertëve, të cituar nga mediat amerikane, Koreja ka arritur në një pikë kyçe me testet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe i ka mbetur vetëm perfeksionimi i trajektores. Dhe në këtë drejtim, pozita gjeografike e Japonisë është jetike.

testet e mëparshme raketat ndërkontinentale balistike kanë fluturuar thuajse vetëm vertikalisht dhe kanë rënë vetëm pak qindra milje tej, edhe pse duhet të përshkojnë mijëra milje.

Por tani vendit të izoluar komunist i duhet vetëm të zbulojë se si të drejtojë kokat e raketave kur ato fluturojnë drejt një objektivi të caktuar. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2017, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori