Ekspertët apelojnë kundër ngrohjes globale
Ngrohja globale është sjellë sërish në fokus nga një grup ekspertësh, të cilët synojnë kufizimin deri në 2 gradë celsius. Një aleancë e shkencëtarëve të çështjeve klimatike nga 17 institucione, kanë apeluar kundrejt liderëve të botës që të nënshkruajnë një plan të veprimit me tetë pika, gjatë një samiti që do të mbahet në Paris në muajin dhjetor.

Përmes një deklarate të publikuar sot, Liga e Tokës ka nënvizuar se qëllimi është që t'i ofrohet botës një ndryshim i mirë, duke shmangur ndryshimet klimatike. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori