Ekskluzive/ Ja tërmetet vrasëse ndër vite në Itali 1905-2016 (FOTO)

Italia është një vend me një zonë sizmike të një niveli shumë të lart rreziku, dhe veçanërisht pjesa qendrore e Italisë është goditur në vite nga tërmete të një magnitude shumë të lartë me mijëra viktima.

Portali "Albeu" ju sjell ekskluzivisht të gjitha tërmetet që kanë ndodhur që nga viti 1905 dhe deri më tani, duke i shoqëruar edhe më të gjitha të dhënat: Numri i personave që kanë humbur jetën, magnituda e tërmetit, vendi ku ka ndodhur dhe viti në të cilin ka ndodhur.

Më i fuqishmi ka qenë në vitin 1908 me një magnitudë 7.2 dhe ka shkaktuar 83 mijë viktima, ndërkohë që i një niveli shumë të lartë ka qenë edhe në vitin 1915 me 33 mijë njerëz që kanë humbur jetën.

Më i fuqishme në kohë më të vona ka qenë ai i vitit 1980 që ka mbetur si një kujtim shumë i hidhur pasi shkaktoi 2.735 viktima dhe si kryeqendër ka qenë Irpinia. Për më shumë detaje mund të shihni grafikun me galeri më lart. /albeu.com/

Shtuar më 31/10/2016, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori