Ekonomia e Spanjës shënon rritje përkundër krizës së Katalonjës
Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë.

Banka Qendrore e Spanjës, njoftoi se pritet që ekonomia e vendit të shënojë rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, përkundër paqartësisë së shkaktuar nga tentativat për pavarësinë e Katalonjës.

Banka qendrore, në një deklaratë me shkrim, bëri të ditur se trendi i rritjes vazhdon falë eksportit të madh. Banka e cila parashikon një rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, njoftoi se eksporti i lartë ka balancuar humbjen ekonomike në Katalonjë të shkaktuar nga tentativat për pavarësi.

Të dhënat rreth rritjes në çerekun e fundit do të shpalosen muajin e ardhshëm nga institucioni kombëtar statistikor.

Pritet që ekonomia e Spanjës në vitin 2017 të shënojë rritje prej 3.1 për qind. Ndërsa qeveria pritjen për rritje në vitin 2018 e zvogëloi nga 2.6 në 2.3 për qind për shkak të krizës së Katalonjës.

Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori