Ekonomia boterore nis rimekembjen
Albeu.com
Ekonomia boterore po shfaq shenjat e para te rimekembjes nga recensioni me i eger ne 60 vitet e fundit. Te dhenat e fundit tregojne se disa ekonomi te goditura me fort nga kriza, kane filluar serish rritjen duke perhapur optimizem tek bizneset dhe konsumatoret.Por Fondi Monetar ne nje dalje te fundit ka paralajmeruar se efektet e recensionit do te ndjehen per shume vite dhe periudha pas krizes do te jete e veshtire.

FMN veren se thuajse ne te gjithe vendet, nje pjese e madhe e kostove te krizes i eshte ngarkuar buxheteve te qeverive per shkak te shpenzimeve te medha qe ato kane kryer per te ndihmuar ekonomite.

Per rrjedhoje deficitet buxhetore kane shenuar per kete vit rekorde maksimale.

Paralajmerimi qe ben FMN eshte se shume shpejt te gjitha qeverite do te jene te detyruara te marrin masa drastike per te ribalancuar financat publike dhe ne kete pike eshte e pashmangshme rendimi i barres fiskale.

Por rritja e taksave nuk eshte kostoja e vetme qe qytetaret dhe bizneset ne mbare boten do te duhet te paguajne.

FMN thote se ekonomia nuk do te jete e afte te krijoje vende te reja pune, te pakten deri ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem, cka do te thote se ata qe kane humbur punen si pasoje e krizes do te qendrojne te papune per nje kohe jo te shkurter.

Por ekspertet e FMN vene ne dukje edhe nje tjeter rrezik.

Sipas tyre vete rritja ekonomike nuk eshte e sigurte, pasi deri tani ajo i dedikohet shpenzimeve marramendese te qeverive, te cilat shume shpejt do te duhet te rishikohen dhe nese sektori privat nuk do te reagoje per te rritur kerkesen, atehere ekonomia mund te tronditet serish. (tch)
Shtuar më 21/08/2009, ora 00:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori