Ekonomia amerikane rritet me 3,2%
Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013, ekonomia amerikane u rrit me 3,2%. Përballë këtij momenti optimist të ekonomisë, shumë ekspertë parashikojnë që viti aktual të regjistrojë rritjen më të madhe të ekonomisë më të madhe të botës që prej goditjes së saj nga recesioni i 2009-s.

Situata e përmirësuar ekonomike motivoi Rezervën Federale që të ndërpriste një sërë masash të tjera stimulimi shtesë ditës së mërkurë. Rezerva, e cila luan rolin e një Banke Qëndrore në SHBA, reduktoi blerjen mujore të bonove të thesarit me 10 miliardë dollarë më pak, duke ulur shumën në 65 miliardë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2014, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori