Ekonomia amerikane del nga recesioni
Albeu.com
Ekonomia amerikane ka pësuar një rritje prej 5.9 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2009. Të dhënat zyrtare tregojnë se rritja është më e larte se parashikimi prej 5.7 për qind. Shifrat konfirmojnë se ekonomia më e madhe në botë po del me shpejtësi nga recesioni.
Sipas ekonomistëve, rritja ishte rrjedhojë e rritjes së prodhimit të industrive përpunuese.
Njëkohësisht shpenzimet për konsum kanë rënë në 1.7 për qind në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas.
Prodhimi industrial u rrit për të plotësuar kërkesën e shitësve të mallrave me pakicë dhe të bizneseve që kanë lejuar rënien e niveleve të aksioneve.
Shpenzimet e bizneseve për pajisje dhe software, për shembull, regjistruan një rritje prej 18.2 për qind, ndërsa eksportet e mallrave amerikane u rriten me 22.4%, ritmi më i shpejtë në 13 vjetët e fundit.
Shtuar më 27/02/2010, ora 03:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori