Egjipti zgjat edhe 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme
Pëlqej
Parlamenti i Egjiptit ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj, prej 14 korrikut.

Egjipti ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme më 2017, pas dy sulmeve me bomba në kisha, ku u vranë të paktën 45 persona. Gjatë muajit prill, ishte hera e fundit që vendi vendosi të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme.

Shteti i Egjiptit përballet me kryengritjen e militantëve të Shtetit Islamik në rajonin Sinai. Nga dhuna, vitet e fundit, në këtë rajon janë vrarë qindra ushtarë dhe policë, por militantët kanë kryer edhe sulme ndaj civilëve, shkruan REL.

Grupe të tjera islamiste operojnë po ashtu në shkretëtirën në perëndim të vendit, përkatësisht pranë kufirit me Libinë. Atje po ashtu janë kryer një sërë sulmesh ndja forcave të sigurisë.
Shtuar më 25/06/2018, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori