1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Egjipti në kaos (FOTO LAJM)

29 janar 2011 -Mijëra protestues vazhdojnë me protestat antiqeveritare në Egjipt. Deri më tani, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Shikoni fotografitë ...
Në Egjipt janë mbyllur shkollat, bankat dhe tregjet e aksioneve, për shkak të protestave të vazhdueshme që kanë përfshirë vendin. Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Demonstruesit kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rrugë, përkundër ndalimqarkullimit të urdhëruar nga regjimi.

Mubarak të shtunën ka emëruar Omar Suleimanin në postin e zëvendëspresidentit, për herë të parë pas 30 vjetëve në pushtet.

Por, protestuesit thonë se ndryshimi nuk ka shkuar aq larg dhe vazhdojnë të këmbëngulin se Mubaraku duhet të largohet.

Ushtria ka dërguar tanke në pikat kryesore të Kajros, por ka njoftimeve për plaçkitje në disa qytete si dhe në Muzeun e famshëm të Kajros.

Mubarak ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka është në kompetencën e tij për të ruajtur rendin.

Politikanët e opozitës u janë bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e Mubarakut.

Ushtria është gjithashtu e pranishme nëpër rrugë, por deri tani protestuesit po i trajtojnë forcat si heronj duke shtrënguar duart me ushtarët dhe duke dalë në fotografi me ta, fiksimi i një momenti historik për ta dhe për Egjiptin.

Shikoni fotografitë nga protestat në Egjipt:
Shtuar më 30/01/2011, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori