Policia nxjerr foton e kërkon ndihmën e qytetarëve: Ky person është i rrezikshëm! (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur vendodhjen e shtetasit Cenë (Avdyl) Isenaj, pasi akuzohet për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 14.08.2020 15:32