E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Egjipti ekzekuton nëntë militantë të Hamasit
Autoritetet egjiptiane i kanë ekzekutuar sot nëntë persona të akuzuar për vrajsen e ish-kryeprokurorit të vendit, Hisham Barakat. Këto ekzekutime e kanë çuar në 15 numrin e përgjithshëm të personva të ekzekutuar në Egjipt në tri javët e fundit.

Nëntë personat e ekzekutuar ishin në mesin e 28 njerëzve të dënuar me vdekje nën akuzën për vrasje të Barakatit, i cili kishte vdekur nga shpërthimin i një bombe pranë veturës së tij në vitin 2015.

Sidoqoftë, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se 15 personat e ekzekutuar në javët e fundit janë dënuar në bazë të rrëfimeve të bëra nën presionin e torturës dhe gjykimeve të padrejta.

“Ky gjykim është monument i gjykimeve të padrejta në Egjipt. Disa prej personave të ekzekutuar janë zhdukur me dhunë dhe më pas janë torturuar për ta pranuar fajin”, ka thënë aktivisti i organizatës “Amnesty International”, Hussein Baoumi.

Në anën tjetër, ministri i brendshëm egjiptian i ka publikuar videot e të akuzuarve duke e pranuar fajin për kryerjen e vrasjes, duke thënë se ata janë trajnuar nga grupi i Hamasit në Rripin e Gazas.


Shtuar më 20/02/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori