Egjipti dënon qindra protestues 'pro-Morsi' gjatë vitit 2013
Egjipti ka dhënë verdiktin për më shumë se 700 vetë, pjesë e 'Vëllazërisë Muslimane', pasi presidenti Mohammed Morsi, u rrëzua nga froni në 2013n.

Gjykata konfirmoi vdekjen e 75 njerëzve dhe burgimin e përjetshëm për 47 të tjerë, duke përfshirë edhe liderët islamikë.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International e quajti gjyqin 'veçanërisht të padrejtë' dhe një dhunim të kushtetutës egjiptiane.

Dhuna shpërtheu në 2013-n në Kairo, në sheshin Rabaa al-Adawiya, ku mbetën qindra të vdekur nga forcat e sigurisë.

Më herët këtë vit, parlamenti egjiptian u dha zyrtarëve të ushtrisë imunditet për goditjet vdekjeprurëse dhe për çdo krim të kryer mes korrikut të 2013-s dhe janarit të 2016-s.

Ata që u dënuan në gjyqin masiv u akuzuan për sulme ndaj sigurisë, duke përfshirë 'nxitjen për dhunë, vrasje dhe organizim të protestave të paligjshme'.

Të 75 dënimet me vdekje u dhanë në korrik dhe konfirmimi i së dielës shënoi përfundimin e gjyqit masiv.

Anëtarët e spikatur dhe politikanët, pjesë e Vëllazërisë Muslimane, ishin mes atyre që u dënuan me vdekje, përfshirë edhe Udhëheqësin Supreme, Mohammed Badie.

I akuzuar ishte gjithashtu foto-reporteri Mahmoud Abu Zeid, fitues çmimi, i njohur si Shawkan, i cili u dënua me pesë vjet burgim.

Pritet që ai të lirohet tani, duke qenë se e kaloi kohën e burgimit në pritje të procesit gjyqësor.
Shtuar më 08/09/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori