Egjipt, zhvillohen zgjedhjet e para pas ikjes së Mubarakut
Në Egjipt zhvillohen gjatë ditës së sotme zgjedhjet e para në vend që prej rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak në muajin shkurt. Votimet për anëtarët e Dhomës së Ulët të parlamentit filluan sot dhe përfundojnë në fillim të janarit.

Ndersa zgjedhjet për Dhomën e Lartë të parlamentit përfundojnë në muajin mars, pas të cilave asambleja e sapozgjedhur do të hartojë kushtetutën e re.

Sipas mediave ndërkombëtare ka pasur një interes të madh të njerëzve për të votuar nga ku në orët e para të mëngjesit qendrat e votimit kanë qenë të mbushura me njerëz. Kryetari i Këshillit Ushtarak qeverisës deklaroi një ditë më parë se vendi ndodhet në një udhëkryeq dhe mund të shkojë drejt zgjedhjeve të suksseshme që do ta bëjnë Egjiptin më të sigurtë ose drejt një gjendjeje të rrezikshme që forcat e armatosura nuk do ta lejojnë.

Ndërkohë protestat kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshmne në sheshinTahrir, ku demonstruesit përsëritën kërkesën e tyre që ushtria t’ia lërë menjëherë pushtetin një. Udhëheqja e propozuar do të zëvendësojë Këshillin Ushtarak Qeverisës në periudhën e tranzicionit të Egjiptit në demokraci. El Baradei tha të shtunën se do të hiqte dorë nga konkurrenca për presidencën e Egjiptit nëse do t’i kërkohej zyrtarisht të udhëhiqte një qeveri të tillë. /albeu.com/


Shtuar më 28/11/2011, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori