Egjipt, vijon procesi gjyqësor ndaj Mubarak
Pas një pushimi prej tre muajsh gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet në Kajro procesi gjyqësor ndaj ish-liderit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Ish-presidenti egjiptian akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve, gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti në muajin shkurt të këtij viti.

Në këtë proces gjyqësor janë ta akuzuar edhe djemtë e Mubarak-ut, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e brendshëm Habib al-Adlin,si edhe 6 ish- shefa të sigurisë. Pas shfaqjes së problemeve me zemrën Mubarak po mbahet nën arrest në një spital ushtarak. /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2011, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori