Egjipt, rinis gjyqi ndaj ish-presidentit Mubarak
Ka vijuar gjatë ditës së sotme procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak. Përkeqësimi i gjëndjes shëndetësorë e tij ka bërë që 83 vjeçari të transportohej drejt sallës së gjyqit me barrelë.

Procesi ndaj Mubarak-ut ka nisur më 3 gusht por ka pasur nje ndërprerje prej tre muajsh duk rinisur më 28 dhjetor dhe duke vazhduar më tej gjatë ditës së hënë.

Sëbashku me ish presidentin në këtë process janë të akuzuar dhe ish-ministri i Brendshëm Habib al-Adli si edhe dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal. Mubarak rrezikon dënimin me vdekje për shkak të urdhërit të dhënë forcave të sigurisë për të qëlluar mbi turmën gjatë revoltave ku mbetën të vrarë 850 veta. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2012, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori