Egjipt, rikthehen protestat
Protesta në Egjipt (Foto: AFP)
Egjipti është përshirë sërish nga protestat të cilat janë zhvilluar në qender të Kajros, të cilët kanë protestuar kunder pjesëmarrjes së partisë së Mubarakutzgjedhjet e para parlamentare.

Demonstruesit u shpërndanë të shtunën me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë, por janë rikthyer të dielën në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër ish-presidentit Mubarak. Forcat e rendit kanë rritur masat e sigurisë dhe kordonat rrethues pranë godinave qeveritare.

Këto protesta u rikthyen përsëri në këtë vend pas vendimit të marrë nga një gjykatë e cili vendosi që të lejonte pjesëmarrjen e partisë së Mubarakutzgjedhjet e para parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij 32-vjeçar.

Pas rrëzimit të Mubarakut në shkurt kjo është edhe protesta më e madhë në këtë vend. Ndërkohë, sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli Ushtarak që luan rolin e një qeverie të përkohshme, mund të detyrohet të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2011, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori