Egjipt, përleshje mes protestuesve e policisë
Protesta në Egjipt (Foto: AFP)
Qindra protestues kanë tentuar të sulmojnë ndërtesën që i përket shërbimit të brendshëm të sigurisë në Aleksandri. Tre persona janë plagosur pasi forcat e rendit kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Demonstruesit thuhet të kenë kërkuar heqjen e shërbimit të sigurisë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë sundimit të ish-presidentit Hosni Mubarak.

premten, kryeministri i ri i Egjiptit, Esam Sharaf, është zotuar para mijëra protestuesve në sheshin Tahrir se do të angazohet në përmbushjen e aspiratave të tyre.
Shtuar më 05/03/2011, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori