Egjipt, pas 50 vjetësh rikthehet prezantuesja e mbuluar
Një prezantuese, e cila ka qenë e mbuluar me shami ka dalë për herë të parë në një televizion egjiptian që nga viti 1960, vit kur kanë filluar dhe transmetimet.


Lajmi i cili është publikuar nga BBC, sqaron se në regjimin e Hosni Mubarak, ekzistonte një urdhër ndalimi për gratë të cilat punonin në televizion dhe që nuk lejohej të mbanin shami.


Por qeveria e re në vend, e cila udhëhiqet nga partia e Vëllazërisë Muslimane ka futur një kod të ri rregullator, i cili thekson se në vend janë 70 për qind e grave të cilat mbajnë shami. Prezantuesja Fatma Nabil ka komentuar se më në fund Revolucioni ka mbërritur dhe në televizionin shtetëror. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori