Prokurorët egjiptianë hapën dje në proces penal hetimor për udhëheqësin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Prokurorët thanë se kishin marrë
ankesa kundër ish-Presidentit Mohamed
Morsi dhe një numër anëtarësh të lartë të Vëllazërisë
Myslimane, përfshirë udhëheqësin e saj Mohamed Badie.
Morsi është mbajtur në një vend ende të panjohur që kur ushtria e hoqi nga posti më 3 korrik, por ai nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale.
Prokurorët nuk pranuan të thonin se kush kishte paraqitur
ankesa, ku përfshiheshin nxitja e dhunës, spiunimi dhe shkatërrimi i ekonomisë.
Ndërkaq, përkrahësit e
Morsi vazhdouan të qëndrojnë dje në sheshin Raba el-Adaëiya, të vendosur të vazhdojnë protestat deri në rikthimin në post të Morsit.
Protestuesit duruan temperaturat e larta dhe efektin e agjërimit, kur myslimanët duhet të mos hanë apo pijë ujë gjatë orëve të ditës. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2013,
ora 14:32