Egjipt, gjyqi i Mubarak, mbrojtja paraqet argumentat
Vijon gjyqi ndaj ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Gjatë ditës së sotme avokatët e tij mbrojtës kanë paraqitur mbrojtjen e tyre në një gjykatë në Kajro.
Parashtrimi i argumentave mbrojtës pritet që të zgjasë tre ditë. Së bashku me Mubarak, dënimi me vdekje është kërkuar edhe ndaj Ministrit të tij të Brendshëm, Habib al-Adli dhe gjashtë drejtuesve të tjerë të policisë.

Edhe në këtë seancë ai është shoqëruar me barrelë dhe me një grup të specializuar mjekësh ndërsa i është urdhëruar që të qëndrojë shtrirë, nga rreziku i ndonjë infarkti. Të akuzuarit e këtij procesi Mubarak akuzohen për vrasjen e 840 personave dhe plagosjen e mijëra shtetasve të tjerë, gjatë protestave të janarit dhe shkurtit 2012. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2012, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori