Egjipt, 13 të vrarë në protestat pro-Morsit
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njofton për së paku 13 persona të vrarë, si pasojë e përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane.

Ngjarjet kanë ndodhur të premten vonë në Kajro, Aleksandri, Ismailia, Fajum dhe Minia. Ministria e Shëndetësisë thotë se mbi 50 persona janë plagosur, ndërsa, sipas Ministrisë së Brendshme, 122 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane janë arrestuar.

Qindra njerëz janë vrarë në përleshje dhe mijëra të tjerë janë arrestuar prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Protestat janë intensifikuar prejse Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste muajin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2014, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori