Egjipt, 11 të vdekur nga përleshjet
Të paktën 11 demostrues janë vrarë ndërsa 100 të tjerë janë plagosur në përleshjet me agresorë të panjohur në Kajro gjatë një proteste të organizuar nga salafitët në afërsi të ministrisë së Mbrojtjes.


Sipas BBC, "burra të armatosur e të paidentifikuar" që sulmuan në agim protestuesit e ndodhur prej ditësh përpara ministrisë së Mbrojtjes duke kërkuar rrëzimin e qeverisë ushtarake. Shumë prej manifestuesve janë mbështetës të kandidatit islamik ultrakonservator Hazem Abu Ismail i cili u përjashtua nga gara presidenciale sepse nëna e tij kishte dynënshtetësi, egjiptiane dhe amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori