Efekti Trump/ Piloti meksikan i “Formula 1” braktis sponsorin që u tall me Meksikën
Piloti meksikan i Formula 1, Sergio
Perez ka braktisur një nga sponsorët e tij kryesorë pasi ky i fundit postoi një status mos respektues për bashkatdhetarët e tij.
Perez u revoltua pasi prodhuesi i syzeve të diellit
Hawkers tha në
Twitter mëngjesin e fitores së Donald
Trump që Meksikanët duhet të blejnë hijet e tyre për të fshirë lotët kur Z.
Trump të ndërtojë murin në kufi.
Poloti tha se nuk do lejonte askënd të tallej me vendin e tij.
Më pas
Hawkers kërkuan falje.
Një nga themeluesit e kompanisë, David Moreno, publikoi një videomesazh në
Twitter (në spanjisht), ku tha se ai dhe ekipi i tij kishin bërë një gabim të madh dhe se kërkoni shumë falje për komentin, të cilën më pas e fshinë nga rrjeti social, transmeton Ora News.
Ai tha se postimi ishte “një
shaka, një
shaka me shije të keqe”. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016,
ora 22:57