Edward Snowden flet për sulmin kibernetik: Ja kush e ka fajin
Gjatë ditës së djeshme, të paktën 74 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, u goditën nga një sulm kibernetik global.

Ish-kontraktori i CIA-s Edwrad Snowden fajëson Këshillin e Sigurisë Kombëtare që nuk parandaloi sulmin kibernetik dhe që infektoi sistemet kompjuterike në 74 vende të botës.

Ditën e djeshme, një virus i rrezikshëm u përhap në shumë kompjuterë anembanë botës, i cili bllokoi aksesin në kompjuterat me sistem operativ "Windows".

Kompania prestigjoze "MalwareTech" zbuloi se mbi 100.000 sisteme kompjuterike u infektuan, ndërsa Europol e ka cilësuar si të pazakontë.

"Sulmi i fundit është i një niveli të pazakontë dhe do të kërkojë një investigim ndërkombëtar kompleks për identifikimin e fajtorëve.

Qendra evropiane e krimit kibernetik (EC3) e zyrës evropiane të policisë bashkëpunon me njësitë e krimit kibernetik të vendeve të prekura dhe partnerët industrialë për të ulur kërcënimin dhe për tu asistuar viktimave", thuhet në një komunikatë të Europol.

Një valë e sulmeve kibernetike të njëpasnjëshme goditi 100 vende duke prekur dhjetëra ndërmarrje dhe organizata në mbarë botën mes të cilëve spitalet britanike dhe prodhuesit francez, Renault.

Autoritetet amerikane dhe britanike kanë këshilluar veçanërisht, ndërmarrjet dhe organizatat e prekura të mos paguajnë piratët informatikë që kërkojnë një pagesë për zhbllokimin e komjuterave të infektuar. /albeu.com/





Shtuar më 14/05/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori