Qëlloi më armë punonjësin e IMT-së, lihet në burg Qani Muça

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin arrest me burg për shtetasin Qani Muça, i cili pak ditë më parë qëlloi me armë punonjësin e IMT-së Ilirjan Gavelli.

Punonjësi i IMT-së u plagos me armë zjarri në momentin kur kishte shkuar për të ekzekutur edhe vendimin që ishte marrë mbi prishjen e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes ku dyshohet se autori ka qenë i dehur, ndërkohë policia sekuestroi dhe armën e përdorur, tip TT.

Ngjarja ndodhi më rrugën Todi Shkurti dhe ndaj autorit u ngrit akuza “Vrasja në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”.

Në momentin e arrestimit, autori Qani Muça mësohet të jetë shprehur: Këta të IMT-së duhen vrarë të gjithë sepse janë kriminelë./albeu.com