Edhe Rusia del nga recesioni
Albeu.com
Edhe ekonomia ruse jep shenjat e para të përmirësimit. "Recesioni mbaroi pavarësisht se kriza akoma nuk ka kaluar", deklaroi sot zëvendësministri rus për Zhvillimin ekonomik, Adrei Klepach.Klepach deklaroi se është frenuar rënia e prodhimit të brendshëm bruto që shënoi minus 9.3 për qind për 12 muaj, minus 10.1 për qind i regjistruar në qershor, dhe 11.5 për qind në muajin maj. Sipas tij, në korrik PBB-ja, i pastruar nga komponentët e stinës, u rrit me 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Një nga faktorët kryesorë të rritjes ishin investimet, që zunë +0.3 për qind. Sinjale pozitive jep edhe prodhimi industrial, që ka shënuar rritje për tre muaj me radhë, përkatësisht +0.4 për qind në maj, +1.3 për qind në qershor dhe +0.9 për qind në korrik.
Shtuar më 25/08/2009, ora 00:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori