Edhe Merkel reagon ndaj Arabisë Saudite
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën sauditeStamboll dhe tha se shpjegimet e dhëna deri më tani që u thanë për vrasjen e tij, ishin të pamjaftueshme.

“Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta”, tha ajo dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në një deklaratë, raporton Al Jazeera.

“Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth rrethanave të vdekjes së tij. Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatënStamboll janë të pamjaftueshme”.

Duke shprehur dhimbje të thellë për miqtë dhe të afërmit e Khashoggi, ata thanë se përgjegjësit për vdekjen e tij duhet të japin përgjegjësi.
Shtuar më 21/10/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori