Nusja surprizon vjehrrën: Eja me mua në Gjermani, me ty kam gjithë botën (FOTO LAJM)

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ishte e ftuar Ermira 24 vjeç. Ermira tregoi se është rritur jetime dhe nënën e saj e ka humbur kur ishte vetëm 6 muajshe. Kur mbushi 18 vjeç ajo u dashuria me një djalë që jetonte në Gjermani dhe u martuan.

Ermira tregoi se kur e takoi vjehrrën, ajo i thirri nënë spontanisht dhe e ka ndjerë shumë. Ato kanë dhe një histori të ngjashme me njëra-tjetrën, sepse edhe vjehrra ka humbur babain e saj kur ka qenë e vogël.

Ermira tregon se vjehrra është shumë e shtrenjtë për të, e do shumë dhe e konsideron si nënën e saj të vetme. Madje gjatë emisionit i ka kërkuar që ajo të shkojë të jetojë me ta në Gjermani sepse sipas saj nëse ka pranë vjehrrën, ka gjithë botën.

“Në familjen tënde jam ndjerë vajza më e lumtur në botë. U rrita jetime dhe gjeta një nënë. Të falënderoj për çdo gjë që bën për mua. Dua të të kërkoj diçka, dua të jetosh me mua në Gjermani sepse kam shumë ngrohtësi nga ty, kur të kam afër ty, ndihem sikur kam gjithë botën pranë. Të dua shumë”, u shpreh Ermira.


Shtuar 4.10.2021 09:14