Edhe Kroacia ishte pjese e tentimndarjes se BeH
Albeu.com
Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesic, deklaroi të martën në Sarajevë se është e qartë që ekzistonin përpjekje për ndarjen territoriale të BeH, prapa të cilave para së gjithash qëndronte Slobodan Milosevic, megjithëse për një ...... kohë pjesëmarrëse ishte edhe politika kroate, derisa përcaktohej nga Franjo Tudjman.

“Këtë lidhje e bëra derisa isha president, megjithëse ajo u demontua tek tani”, tha Mesic para një publiku të numërt dhe në prani të kryesuesit të Kryesisë së BeH, Haris Silajdzic, dhe anëtarit të Kryesisë, Zeljko Komsic, gjatë promovimit të librit ‘Kroatët në BeH: pozita kushtetuese, zhvillimi kulturor dhe identiteti nacional’.

Ndërkaq, derisa po fliste për ardhmërinë evropiane të BeH dhe të rajonit, Mesic tha: "Anëtarësimi në Evropë do ta zgjidhë edhe problemin e BeH, por vetëm pasi nga skena politike të dalin ata që mendojnë e me ndryshimin e kutive mund të ndryshohet diçka”.
Shtuar më 05/05/2010, ora 15:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori