Edhe Koreja e Veriut uron Macronin për fitoren
Koreja e Veriut përshëndeti sot Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Franca nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me këtë vend që zotëron armë bërthamore, Estonia dhe Franca nuk e njohin Phenianin.

Sipas agjencisë koreano-veriore të lajmeve KCNA, mesazhi iu drejtua Macronit nga presidenti koreano-verior, Kim Yong-Nam, funksioni i të cilit është kryesisht honorifik.

Kim i uroi Macronit suksese në punën e tij, përgjegjës për zhvillimin dhe prosperitetin e Francës duke nënvizuar se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe do të ishte i dobishëm për popujt e dy vendeve. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2017, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori