Edhe e pyeten GJND-ne, edhe nuk e perfillin
Albeu.com
“I mbesim besnikë politikës së tanishme të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, krahas përdorimit të të gjitha mjeteve diplomatike e politike në dispozicion”. Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviç, pas përfundimit ...... të mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisës serbe lidhur me verdiktin e qartë të GJND-së në favor të pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, qeveria serbe në mbledhjen e sotme ka konkluduar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është përgjigjur në çështjen thelbësore të legalitetit të recesionit të shqiptarëve të Kosovës dhe ajo nuk e ka legalizuar përpjekjen etnikisht të motivuar për shkëputje të Kosovës. Më tej kryeministri serb Cvetkoviç shtoi se qeveria e tij do t’i vazhdojë aktivitetet në mënyrë që çështja e Kosovës të zgjidhet me dialog.
Shtuar më 23/07/2010, ora 20:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori