Edhe boshnjakët akuzohen për krime lufte kundër serbëve
Pëlqej
Ndoshta askush nuk do ta kishte menduar se do të vinte dita që nga popujt që ishin viktima të regjimit serb, do të kishte persona që do të hetohen për krime lufte.

Mirëpo, një gjë e tillë po ndodh.

Muhamed Shishic, Emir Drakovic, Aziz Shusha dhe Tarik Shishic ngarkohen se kanë kryer krime lufte kundër civilëve serbë para 22 vjetëve.

Në aktakuzë, pos tjerash, thuhet se i akuzuari Muhamed Shishic, si komandant i togut diversant, që deri në fund të muajit nëntor 1992">1992 ka vepruar në kuadër të Brigadës së 31-të të Drinës, ka koordinuar dhe ka kryer sulmin kundër kolonës së refugjatëve serbë në afërsi të vendit Gorazhde, e që pati për pasojë vdekjen dhe plagosjen e më shumë civilëve.

Akuza rëndon po ashtu Emir Drakoviçin se në territorin e komunës së Foçës më 1992">1992, ka vrarë, torturuar dhe sakatuar me sëpatë një civil dhe një rob lufte.

Ndërsa, i akuzuari Muhamed Shishiç si komandant i togut diversant, që deri në fund të muajit nëntor 1992">1992 ka vepruar në kuadër të Brigadës së 31-të të Drinës, ka koordinuar dhe ka kryer sulmin kundër kolonës së refugjatëve serbë në afërsi të vendit Gorazhde, e që pati për pasojë vdekjen dhe plagosjen e më shumë civilëve./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori