Edhe BBC bën grevë
Pëlqej
Gazetarët e BBC kanë filluar një grevë 48 orëshe për të kundërshtuar politikat e reja mbi pensionet. Kjo e ka detyruar transmetuesin publik britanik të ndryshojë tërësisht porgramet e veta në televizion dhe në radio.

Emisioni i mëngjesit në BBC Radio Four, i cili ndiqet nga 6.5 milionë dëgjues çdo mëngjes sot nuk u transmetua duke u zëvendësuar me emisione të inçizuara më parë.

Në grevën e sotme parashikohet se do të marrin pjesë rreth 4000 gazetarë.
Shtuar më 05/11/2010, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori