Edhe bashkëshortja luftoi për jetën, i infektuari i parë nga COVID 19 bëhet baba
Ai u lirua pak më shumë se dy javë më parë, pas një muaji në spital. Mattia, të cilin italianët e njohin si ‘pacienti’ i epidemisë së koronavirusit në të gjithë Italinë, u bë baba.

Gruaja e tij Valentina, e cila si ai ishte infektuar dhe ishte futur në spital në muajin e tetë të shtatëzanisë, por duke u shëruar para burrit të saj, lindi vajzën e tyre të parë në spitalin Saço në Milano, Giulia.

38-vjeçari nga Codogno, i cili më 20 shkurt ishte klasifikuar si i infektuari i parë në Itali, ishte larguar nga spitali San Matteo në Pavia, pas shumë ditësh në kujdes intensiv. Madje edhe pas shumë dhimbjesh, gjatë shtrimit në spital ai mësoi për vdekjen e babait të tij, viktimë e Covid-19.

Menjëherë pas daljes së tij nga spitali, Mattia tha: “E vetmja dëshirë që kam është të jem në gjendje të marr pjesë në lindjen e vajzës time. Mjekët më sigurojnë që do ta bëj”. Dhe kush e di nëse ai vërtet mund të përmbushte dëshirën e tij.

Shtuar më 07/04/2020, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori