Edhe 4,2 miliardë euro për Greqinë
Fondi i Shpëtimit Europian ka konfirmuar dhënien e këstit prej 4,2 miliardë euro Greqisë të cilat do të garantojnë nevojat financiare aktuale të shtetit grek.

Sipas Klaus Regling pjesa tjetër e kësaj shume prej 1 miliardë euro do t’i akordohet Athinës pas muajit qershor, ku Greqisë do t’i duhet të bëjë të tjera marrëveshje për ndihmat financiare me partnerët kryesor ndërkombëtarë.

Dhënia e fondit të ndihmës ka ardhë në një moment kur rasti i Greqisë ka rënduar mbi bursat dhe ka rritur frikën e BE për një falimentim të vendit. Ndihma ndërkombëtare është një shenjë e mbështetjes së BE por që për momentin kalon në plan të dytë përballë kaosit politik të gjeneruar nga zgjedhjet e së dielës së kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori