Turku tenton të kalojë kufirin me pasaportë flasë, arrestohet në portin e Durrësit

Policia në Durrës ka vënë në pranga një shtetas turk, i cili k tentuar të kalojë kufirin me pasaportë false.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. Y., 41 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimi e policisë./albeu.com