Ebola del jashtë kontrollit në Afrikë, çdo ditë të vdekur (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Sëmundja e Ebolës del jashtë kontrollit dhe vdekjet po bëhen çdo ditë dhe më të shumta. Për fat të keq, ilaçi për këtë sëmundje akoma nuk është gjetur, ndërkohë që vendi me më shumë të prekur tashmë është Liberia.

Presidentja e organizatës ndërkombëtare Mjekët pa Kufij, Joanne Liu, ka deklaruar se epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore po përhapet më me shpejtësi nga ç’kanë mundësi punonjësit e ndihmave të përgjigjen.Kjo sëmundje ka përfshirë vatra familjare, ku fëmijët lihen të vdesin në dhoma më vete, nga frika se epidemia do të prekë edhe anëtarët e tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori