EASA lejon përdorimin e pajisjeve elektronike në avion
Pëlqej
Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit vendos të pranojë përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë udhëtimit në aeroplan, duke përfshirë edhe telefonat celularë.Kjo metodë sipas agjencisë së pari i detyron kompanitë ajrore evropiane të kryejnë një vlerësim të sigurisë, dhe pastaj mund tu lejojë pasagjerëve që të përdorin pajisje elektronike të tilla si një smartfon.

Ky është hapi i fundit rregullator të cilin e mundësoi telekomunikacioni apo ndryshe mund të themi përdorimi i internetit pa tel gjatë fluturimit”, ka thënë EASA në një deklaratë, duke shtuar se çdo kompani duhet të marrë një vendim për përdorimin e pajisjeve të tilla.

EASA vë në dukje se kompanitë ajrore duhet të kalojnë përmes një procesi të vlerësimit i cili do të sigurojë që sistemet ajrore nuk duhet në asnjë mënyrë të preken nga sinjalet e transmetimit të këtyre pajisjeve personale elektronike./albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori