Rastësia e hidhur, Inter, Milan dhe Juve nuk kishin humbur në një ditë që prej 7 vitesh

Një rastësi kurioze ndodhi ditën e djeshme në Serie A.

Inter humbi ndaj Udineses me rezultatin 3-1, Juventus ndaj Monzës me rezultatin 1-0 dhe Milan ndaj Napolit me rezultatin 2-1.

Herën e fundit që tre klubet më të mëdha në Itali kishin humbur në një ditë, ka ndodhur në fundjavën e 26-27 shtatorit të 2015.

Në këtë periudhë, rezultaten ishin Napoli 2-1 Juve, Genoa 1-0 Milan dhe Inter-Fiorentina 1-4./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 08:28