E trishtë! Këngëtari i njohur ndërron jetë në mes të skenës (FOTO LAJM)

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur, David Olney ka ndërruar jetë në mes të publikut që e donte kaq shumë.

Këngëtari 71-vjeçar humbi jetën për shkak të një ataku kardiak teksa po performonte në një koncert në Florida.

Kolegu i tij, Scott Miller tregoi se Olney u ndal në mes të këngës dhe tha : “Më vjen keq”.

Më pas ai vendosi dorën në kraharor dhe aty u kuptua se diçka nuk po shkonte mirë.

David Olney ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe numëron mbi 20 albume solo.

Albumi i tij i dytë përfshin këngën “Deeper Well”, të cilën Emmylou Harris e përfshiu në albumin e saj në “Wrecking Ball” të vitit 1995.
Shtuar më 20/01/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori