E treti një fëmijë në acid, ky është “psikopati” i cili ka marrë mbi 50 jetë
Matteo Messina Denaro konsiderohet një nga njerëzit më të rrezikshëm në botë dhe jo pa arsye.

Burri, të cilit shpesh i referohen si “shefi i bosëve” të mafies siciliane dikur u bashkua me El Chapo-n dhe pasardhësin e Osama Bin Laden në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar në botë.

I njohur ndryshe si Diabolik, Denaro thuhet të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e një fëmije dhe më pas tretjen e tij në acid.

Po kështu, kërkohet nga policia për mbi 50 vrasje, për të cilat është dëgjuar shpesh të mburret se “unë kam mbushur një varrezë të gjithën vetë.”

Lindur në tokën italiane, Denaro e ndërtoi emrin e tij famëkeq përmes një seri vrasjesh dhe mizorish gjithnjë e më ekstreme.

Djali i “capos” (kapitenit) mafioz me ndikim Francesco Messina Denaro u ngrit në radhët e para të mafies siciliane duke mësuar të përdorë një armë në moshën 14-vjeçare dhe të kryente vrasjen e tij të parë kur ishte 18. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori