E tmerrshme, këtë vit vdiqën 4500 emigrantë për një jetë më të mirë
Qindra mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga vendlindjet e tyre këtë vit për shkak të kushtevekëqija ekonomike, fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, presioni politik, dhuna dhe konfliktet. Në vitin 2018, 4.476 njerëz vdiqën gjatë migrimit.

Përveç sirianëve që ikin nga lufta civile në vendin e tyre, në krye të popujve që u detyruan të migrojnë këtë vit ishin edhe emigrantët që u larguan nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore për shkak të presionit politik dhe kushtevekëqija ekonomike, si dhe të zhvendosurit nga Jemeni.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), arsyet më kryesore për migrimin e njerëzve në vitin 2018 ishin konfliktet dhe kushtet e këqija ekonomike. Të dhënat e IOM-it tregojnë se migracionet e shkaktuara nga dhuna dhe konfliktet janë rritur me rreth 30 për qind këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse numri i përgjithshëm i migrimeve ka shënuar rënie.
Shtuar më 18/12/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori