I rrafshuar i gjithi, stadiumi ukranias bombardohet nga forcat ruse (FOTO LAJM)

Desna, nga qyteti i Chernihiv, publikoi imazhe përmes rrjeteve sociale këtë të premte, për t’i treguar botës gjendjen në të cilën mbeti stadiumi Yuri Gagarin, në veri të Ukrainës, pas një bombardimi nga ushtria ruse.

Një raketë ruse shkatërroi tribunat dhe dëmtoi shumë ambientet e ekipit që luan në nivelin më të lartë të futbollit ukrainas.

“Edhe një herë, pushtuesit qëlluan mbi stadiumin e ekipit të qytetit. Por ne do të jemi në gjendje t’i rindërtojmë të gjitha këto, do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Fitore për të vërtetën, fitore për Ukrainën”, thuhet në njoftim. /albeu.com/

Image


Shtuar 11.03.2022 22:34