Moti i keq, stuhia e dëborës bllokon disa qytete në SHBA

Nga stuhia e fuqishme janë mbyllur shkollat në disa shtete amerikane.

Stuhia e paparashikuar ka përkeqësuar trafikun dhe dhjetëra automjete janë aksidentuar në Portland të Oregonit.

Ndërkaq për orë të tëra u bllokuan disa rrugë të tjera. Shërbimi rajonal i autobusëve ka ofruar udhëtime falas për të pastrehët.

Në veriperëndim të Paqësorit, erërat e forta dhe bora e madhe kanë penguar një ekip të kërkim-shpëtimit që të arrinte te trupat e tre alpinistëve që kanë vdekur nga një ortek në malet e Washingtonit.

Shkaku i stuhisë së fuqishme të borës janë anuluar 1 mijë e 800 fluturime, ndërsa pati vonesa në më shumë se 6 mijë fluturime të tjera.


Shtuar 23.02.2023 21:02